Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

CNN “injoron” Demi Lovato-n

CNN “injoron” Demi Lovato-n
July 26
14:20 2016

 

Të pranishëm në konventën e demokratëve mbrëmjen e kaluar ishin edhe personazhe të njohur të ekranit, si Lady Gaga, Katy Perry, Demi Lovato etj.

Kjo e fundit është ngjitur në skenë për të mbajtur një fjalim mbi problemet që shqetësojnë të rinjtë dhe më pas ka performuar hitin e saj “Confident”.

Deri këtu nuk ka asgjë për t’u habitur.

Teksa Lovato po fliste, CNN bëri prezantimin me titra, ku u dallua epiteti “Personalitet në Twitter” ndërkohë që cilësimi si artiste është lënë mënjanë duke theksuar të parin.

Nuk e dimë nëse ky ishte thjesht një gabim teknik i CNN dhe akoma nuk kemi një deklaratë (apo status) për këtë gjë, por dimë se fansat dhe mbështetësit e këngëtares nuk e kanë pritur mirë këtë. /Blitz.al/

Shperndaje