Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çmimi “Babai i vitit” shkon për…Jay Z, kur të mësoni arsyen do të bindeni që është mëse i merituar

Çmimi “Babai i vitit” shkon për…Jay Z, kur të mësoni arsyen do të bindeni që është mëse i merituar
June 19
17:44 2017

Ditën e djeshme është festuar Dita e Baballarëve në të gjithë botën dhe padyshim secili nga meshkujt që është bërë baba ka zgjedhur mënyra të ndryshme për të festuar këtë ditë.

Dikush ka dalë me miqtë, dikush ka drekuar me familjen, të tjerë kanë udhëtuar drejt bregdetit apo vendeve të tjera turistike, ama Jay Z ka preferuar të bëjë diçka tjetër.

Fillimisht, ai ka marrë çmimin prestigjioz “Songwriter Hall of Fame”, i cili iu njoh pak ditë më parë, por dje i është dorëzuar zyrtarisht. Përveç kësaj, ai bashkë me bashkëshorten e tij, Beyonce, kanë mirëpritur binjakët dhe e fundit, reperi ka ndihmuar 100 baballarë të lirohen nga burgu.

Jay Z ka ndihmuar organizatat “Southerners on New Ground” dhe “Color of Change” duke dhuruar para, që shkojnë për të paguar lirimin e të burgosurve, të cilëve u është vërtetuar pafajësia.

Në SHBA duhet të paguash goxha para për të dalë nga burgu edhe nëse të është vërtetuar pafajësia. Kështu që reperi bëri të munduar që 100 familje të festojnë Ditën e Baballarëve me babain  në tryezë.

Epo, Blue Ivy duhet të jetë shumë krenare për babain që ka! /Blitz.al/

http://time.com/4821547/jay-z-racism-bail-bonds/

Shperndaje