Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çmimet e Panairit të Librit-“Tirana 2018”, ja cilët autorë u vlerësuan për veprat e tyre

Çmimet e Panairit të Librit-“Tirana 2018”, ja cilët autorë u vlerësuan për veprat e tyre
November 18
10:37 2018

Juria e Panairit të Librit “Tirana 2018”,e cila përbëhej nga pedagogja e Letërisë Lili Sula, përkthyesja Ledia Dushi , gazetarja e kulturës  Arta Marku, kritiku letrar Agim Baçi dhe shkrimtari Rudi Ebrea, për rreth 3 muaj analizoi më shumë se 130 vepra. Ndër këto shkrime gjysma kishin autorë shqiptarë ndërkohë që pjesa tjetër i përkisnin autorëve të huaj.

Fitues për “Çmimin e karrierës” u shpall Kim Mehmeti, shkrimtari dhe publicisti i cili karakteristikë të gjithë krijmtarisë së tij letrare e veçanërisht romanit “Pusi”, ka pasur stilin origjinal. Gjithashtu i njihet si vlerë dhe krijimi i polifonisë artistike.

“Krijmtaria origjinale më e mirë e vitit” shkoi për autorin Brajan Sukaj dhe romanin e tij “Ciklopi”, ndërkohë që “Përkthimi më i mirë” ju dha Donika Omarit. për shqipërimin e gërshetimin mjeshtëror të identitetit gjuhësor artistik të veprës “Nga ana e princesësh së vdekur” me autore Kenize Mourad.

Ky nuk ishte i vetmi çmim që u dha për përkthimet, pasi Ambasada Franceze vlerësoi Ilia Lëngun për shqipërimin nga frengjishtja të veprës “Të drejtët” nga Kamy. Dy fituese kishte dhe për “Çmimin inkurajues”, me Iva Nikollin e cila u vlerësua për librin “Vetëm për ty” dhe Flogerta Krypin që ju dha çmimi për “Gjithçka rreth asgjësë”. Vlen të përmendet se ndryshe nga fituesit e tjerë, Flogerta shfrytëzoi rastin dhe ju drejtua e revoltuar ministres Kumbaro për gjendjen e librave në vend, dhe të Biblotekës Kombëtare.

Një çmim special ju dha edhe poetit Zef Kiro Di Maxho për “Poemën Arbëreshe”. Kujtojmë që Panairi I Librit është hapur paraditen e së mërkurës dhe ditën e sotme është mundësia e fundit kur mund ta vizitoni e të keni mundësinë të takoni nga afer shkrimtarët e botuesit e librave. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje