Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çmenduria e fanses së Beyonce, shpenzon paratë e qirasë për biletën e koncertit

Çmenduria e fanses së Beyonce, shpenzon paratë e qirasë për biletën e koncertit
May 12
13:44 2016

Nuk është sekret që fansat e zjarrtë të Beyonce ose BeyHive do të bënin gjithçka për të, por 22-vjeçarja Chyna Johnson e ka çuar besnikërinë ndaj një idhulli në një nivel tjetër. Sipas një posti në Twitter gjatë kësaj jave, thuhet se ajo është dëbuar nga banesa e saj pasi nuk kishte para për të paguar qiranë. Chyna i ka shpenzuar kursimet për të blerë biletën për turin e këngëtares.

Johnson është në vitin e fundit në kolegj në Houston, në prag të diplomimit, dhe dëshironte të ndiqte si fanse e këngëtares turin “Formation”.

“Pritoritetet e mia janë gjithnjë në radhë të parë. Jam thjesht një fanse e zjarrtë e Beyonce”, -ka shkruar ajo.

Historia dhe shkrimi i saj u bënë virale në internet dhe shumë fansa të tjerë të këngëtares e kanë përkrahur Chyna-n.  Ndërkohë, vajza është duke shpresuar në mirëkuptimin e pronarit të banesës për rikthimin në shtëpi pasi ajo kurrë nuk e ka vonuar qiranë më parë.