Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çmendet Usher! Poston foto nudo në Snapchat

Çmendet Usher! Poston foto nudo në Snapchat
April 28
22:07 2016

Artisti amerikan Usher ka habitur të gjithë pak më parë me atë çka ka postuar në aplikacionin Snapchat. Nuk ka qënë asnjë haker apo montim, por ai vetë që ka shpërndarë me të gjithë ndjekësit e tij foto nudo.

E gjitha ka nisur si një prezantim që Usher po i bënte shtëpisë së tij. Fillimisht i ka treguar ndjekësve për luksin ku ai jeton, por në një moment ky i fundit vendos të heqë rrobat dhe ka shoqëruar me video vajtjen në tualet. Papritur pasi ka postuar një foto lakuriq vetëm për pjesën e sipërme të trupit, në foton tjetër ai ka vendosur të zhvishet tërësisht.

Për të ruajtur sadopak etikën, ai ka vendosur një emoji mbi organin gjenital dhe pas këtij postimi që po merr vemendjen e shumë rrjeteve sociale, ai ka publikuar një foto duke larë dhëmbët, pa e vrarë mendjen për foton e mëparshme.

Usher ka dashur të tregojë rutinën e tij tek ndjekësit, për të qënë më pranë tyre, por mesa duket është treguar pak më transparent seç duhet…

Etiketimet
Shperndaje