Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çmendet Kanye West, sulmon Beyonce-n në koncert!

Çmendet Kanye West, sulmon Beyonce-n në koncert!
November 21
17:06 2016

Një nga miqtë më të mirë të familjes Knowles-Carter, pra Beyonce dhe Jay Z, është Kanye West, domethënë ishte. Pasi deklaroi në një koncert se Jay Z nuk ishte treguar një mik i mirë për reperin, West kësaj radhe i është vërsulur bashkëshortes së Jay, Beyonce-s.

Në një koncert të mbajtur në Sacramento, reperi ka folur për eventin e njohur MTV Video Music Awards 2016, duke deklaruar: “Beyonce, u lëndova kur mora vesh që ti the se nuk do të performoje nëse nuk do të merrje çmimin “Video of The Year” dhe të triumfoje mbi mua dhe “Hotline Bling”. Tani mos shkoni të sulmoni Beyonce-n, ajo është e madhe, Taylor Swift është e madhe. Të gjithë jemi të paparë!”.

Më pas ai i është drejtuar sërish mikut të tij, duke e akuzuar se mban vrasës me vete: “Kam ardhur këtu për të treguar të vërtetën, edhe pse rrezikoj jetën time, suksesin tim dhe karrierën time. Jay Z, më telefono vëlla! Akoma s’më ke telefonuar! Jay Z, e di që ke vrasës me vete, prandaj të lutem mos m’i dërgo nga pas. Të lutem më telefono”.

Kanye nuk është ndalur këtu. Ai ka vazhduar më pas duke sulmuar Hillary Clinton, Google dhe Mark Zuckerberg.

“Nëse vazhdoni të ndiqni modelin e vjetër do të përfundoni si Hillary Clinton. Nuk jam këtu për t’ju treguar se Hillary do të fitojë në fund dhe më pas të zgjoheni e të zhgënjeheni. Pse? Sepse ju u gënjyet nga Google. Ju u gënjyet nga Mark Zuckerberg”, – ka përfunduar West.

Reperi i “Famous” ka mbyllur koncertin pas 3 këngëve të performuara, duke i lënë fansat të zhgënjyer dhe të zemëruar. “F*** You Kanye”, – kanë qenë britmat e fansave që kanë pasur zbritjen e Kanye-s nga skena.

Shumë media e kanë analizuar këtë veprim të bashkëshortit të Kim Kardashian si një përpjekje për të marrë vëmendje, pasi sipas tyre, “Formation” ishte përfundimisht videoja e vetme që meritonte atë çmim përballë “Famous”, ku nuk kishte asgjë përveç njerëzve të zhveshur, apo “Hotline Bling”. Kjo është mbështetur edhe nga deklarata e MTV-së pas koncertit të reperit. Nga ana tjetër, komentues të ndryshëm e kanë quajtur West si të sëmurë mendor e që ka nevojë për trajtim.

Ç’po ndodh me Kanye West? /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje