Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Çmenden” ndjekësit: Selena Gomez, ti je?!

“Çmenden” ndjekësit: Selena Gomez, ti je?!
April 26
07:07 2017

Ajo ka numrin më të lartë të ndjekësve në Instagram dhe nuk është çudi që hera herës të bëjë edhe disa provokime të vogla në mënyrë që të nxisë reagime. Selena Gomez e ka kuptuar mirë të qenurit e famshme në kohën e rrjeteve sociale, megjithatë ende nuk jemi të bindur nëse kjo është një shaka e radhës apo me të vërtetë Selena ka ndërruar tërësisht look.

Këngëtarja rrallë herë ka ndërruar modelin e flokëve të saj, duke krijuar tek ne një imazh të përhershëm me flokë të gjatë dhe ngjyrë të zezë por në postimin e fundit të saj shohim një Selena me flokë të shkurtra dhe komentuesit janë shprehur se ajo ngjan shumë me Kylie Jenner në këtë model të ri. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje