Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ç’kërkon Aurela Hoxha në Bjeshkët e Nemuna?

Ç’kërkon Aurela Hoxha në Bjeshkët e Nemuna?
August 20
23:32 2016

Pak kohë më parë, Aurela Hoxha publikoi në Instagram një video ku shihej bashkë me regjizorin Eqrem Kryeziu e disa persona të ulur në tavolinë teksa diskutonin për produksionin më të ri kosovar, Bjeshkët e Nemuna.

Këtë herë, ajo ka publikuar një foto, po në Instagram ku shihet mjaft seksi dhe përbri kësaj fotoje shkruan: “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”.

Foton, modelja e ka shoqëruar edhe me hashtagun “movie/film” dhe “day1/dita1”.

Kjo është mënyra e Aurelës për të na treguar nisjen e xhirimeve të filmit, ku siç shprehet dhe vetë modelja do të ketë një rol kryesor, atë të Diellzës: “Nuk mund të tregoj shumë detaje rreth rolit tim, por mund të them që do të jetë kryesor dhe është shumë interesant”. /Blitz.al/

Dashuria e bjeshkeve te nemuna 🎬 #movie #day1

A photo posted by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela) on

Komento
Shperndaje