Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çizmet vishnje që “çmendën” këngëtaret shqiptare

Çizmet vishnje që “çmendën” këngëtaret shqiptare
October 24
17:45 2016

Çizmet mbi gju prej kamoshi janë një ndër trendet kryesore të sezonit vjeshtë-dimër 2016. Fillimisht këto çizme i pamë në pasarelat e modës, më pas të veshura nga shumë yje botërorë.

Trendi u përhap shumë shpejt, madje nuk mundën t’i rezistonin as disa prej këngëtareve shqiptare. Këto nuk janë thjesht një palë çizme kamoshi, por janë çizmet vishnje prej kamoshi ato që “rrëmbyen zemrat” e këngëtareve.

Ledina Çelo ka postuar një foto me çizmet e famshme në rrjetet sociale. Enca Haxhia i ka veshur ato në koncertin e saj të parë në Londër, e ndërsa Samanta Karavella i ka veshur gjatë klipit të saj më të ri “Si ai”. Çizmet e Encës dhe Samantës janë i njëjti model, por kjo nuk ka rëndësi përderisa ato janë në modë.

Dikur VIP-at kërkonin të kishin veshjet më të veçanta, kurse sot mjafton që të jenë një tendencë e fundit dhe i rrëmbejnë menjëherë./Blitz.al/

Enca Haxhia

enca

Samanta Karavella

samanta

Ledina Çelo

ledina

Komento
Shperndaje