Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çiljeta Xhilaga habit fansat, publikon datën e dasmës!

Çiljeta Xhilaga habit fansat, publikon datën e dasmës!
October 08
11:29 2016

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, përveçse për këngët dhe look-un e saj, komentohet shpesh edhe për sportivitetin që e karakterizon e lidhjen e veçantë që ka me ndjekësit, me të cilët ruan raporte shumë të afërta.

Thënë këtë, Çiljeta ka bërë një shaka me ndjekësit e saj në Facebook duke shpërndarë një “quiz fati” lidhur me datën e saj të dasmës. Sipas këtij të fundit, këngëtarja do të martohet në datën 28 nëntor të këtij viti.

Me shaka ajo ka thënë: “S’e ka seriozisht jo, jo për gjë por kam edhe një koncert në këtë datë…” – ndërkohë ndjekësit kanë qeshur me këtë postim, por edhe kanë uruar që dita e saj e dasmës të jetë sa më afër. /Blitz.al/

ciljeta

Komento
Shperndaje