Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha bashkëjetojnë prej më pak se një viti

September 22
10:47 2016

I ftuar në puntatën e sotme të “Wake Up” me Eno Popin dhe Isli Islamin ka qenë futbollisti i Partizanit, Alban Hoxha.  Prej kohësh flitet për një lidhje dashurie mes tij dhe këngëtares Çiljeta Xhilaga, një dyshim i ngritur pas komenteve të shpeshta në llogaritë e të dyve në Instagram. Jo vetëm kjo,  por Çiljeta prej kohësh i ndjek nga afër ndeshjet e Partizanit dhe bën tifo për Albanin.

Një koment i Çilit duke iu drejtuar Albanit me fjalët “Dashuria ime”, bëri bujë në media ditën e djeshme.

Gjatë intervistës, Albani ka nisur të qeshë sapo dy moderatorët kanë përmendur Çiljetën.

“Më pëlqejnë shumë këngët e Çiljetës”,- ka thënë ai.

I pyetur nga Eno Popi dhe Isli Islami nëse Çiljeta do të jetë apo jo të dielën në tribunën e stadiumit “Elbasan Arena”, për ta ndjekur në derbin Partizani-Tirana, Hoxha ka shtuar:
“Sigurisht që do të jetë! Ajo ka qenë edhe në ndeshje me më pak vlerë; në një sfidë si kjo e derbit do të jetë patjetër. Ajo është tifozja ime më e zjarrtë”,- ka thënë ai për “Wake Up”.

Sipas burimeve të Top Channel, Albani dhe Çiljeta janë në një marrëdhënie dhe bashkëjetojnë prej më pak një viti. Ky është çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. /Blitz.al/

Shperndaje