Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çiljeta Xhilaga “3 metra mbi qiell”, tregon se çfarë është për të lumturia…

Çiljeta Xhilaga “3 metra mbi qiell”, tregon se çfarë është për të lumturia…
November 22
22:17 2016

Këngëtaren Çiljeta Xhilaga tashmë jemi mësuar ta shikojmë edhe si moderatore në emisionin “Tu Si Que Vales” në Vizion Plus. Nëpërmjet këtij programi që Çiljeta prezanton jemi njohur edhe me aftësitë e saj si moderatore, që duhet thënë se e bën mjaft mirë.

ciljeta

Pikërisht një moment në “krye të detyrës” si moderatore e emisionit, Çiljeta e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram nëpërmjet një fotografie ku ajo shfaqet mjaft e qeshur, madje i shkëlqejnë sytë. Këtë foto spontante këngëtarja ka vendosur ta komentojë vetë. “E lumtur? Po, po e lumtur! Sepse sytë e mi qeshin veç atëherë kur qesh zemra”, – ka shpjeguar Çiljeta, çka na bën të gjithëve të mendojmë se këtë lumturi asaj ia fal partneri i saj i ri, futbollisti Alban Hoxha.

Edhe neve na pëlqen shumë kjo Çiljeta e lumtur, ndaj urojmë të jetë gjithnjë kështu! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje