Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çiljeta nuk ka ndërmend te ndalet…

Çiljeta nuk ka ndërmend te ndalet…
July 21
13:45 2016

Ashtu si çdo vit, stina e verës është ajo që ka “bumin” më të madh të këngëve apo klipeve të reja.

Në listën e këngëtarëve që kanë nxjerrë më shumë se 1 këngë në këtë periudhë nuk mund të mungonte as Çiljeta, e cila nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Instagram ka njoftuar ndjekësit për këngën e re që do dalë mbrëmjen e sotme.

Pas bashkëpunimit të pak javëve më parë me Noizy-n, në këngën “Më shum se dollar”, Çili sonte në orën 20:00 do të publikojë klipin e ri “Tek ty fle shpirti im”, në bashkëpunim me këngëtarin Altin Sulku.

Publikimi i saj na sjell në kujtesë fotot e këngëtares të 1 muaji më parë në Santorini, ku mendohej se po kalonte pushimet, por që në të vërtetë rezultuan të ishin momente nga xhirimet.

 

Komento
Shperndaje