Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çiljeta më në fund ka një deklaratë publike dashurie për Alban Hoxhën!

September 21
14:08 2016

Është komentuar shpesh kohët e fundit një lidhje e mundshme midis këngëtares Çiljeta Xhilaga dhe portierit të Partizanit, Alban Hoxha. Kjo është vënë re më së shumti nga afrimiteti që ata kanë në rrjete sociale, si dhe prej faktit që shpesh Çiljeta është parë në mbështetje të Albanit në stadium, kur ky i fundit ka ndeshje.

Mirëpo publikisht as Çiljeta, as Albani nuk kanë dashur të flasin lidhur me këtë afrimitet që ata kanë. Mirëpo duket se Çiljeta “ka tradhtuar veten” duke dalë hapur në një koment që i ka bërë përpara disa minutash Alban Hoxhës në një foto në Instagram. “Dashuria ime” – i ka shkruar Çiljeta Albanit ndërkohë që pritet të shohim se si ky i fundit do t’ia kthejë komentin.

Mund të themi se me këtë deklaratë është konfirmuar përfundimisht lidhja e tyre, ndaj dhe ne nuk kemi ç’të shtojmë veçse: “Urime çiftit!” /Blitz.al/

Shperndaje