Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çiljeta: Goca, hiqini silikonet! Gjoksi i madh doli nga moda!

Çiljeta: Goca, hiqini silikonet! Gjoksi i madh doli nga moda!
June 08
19:17 2016

“Pas 4 orëve e gjysmë operacion, më në fund gjallë!” – shkruan Çiljeta në profilin e saj në Instagram, ku ka postuar një foto nga shtrati i klinikës në Romë ku kreu ndërhyrjen për zvogëlimin e gjoksit.

Në fakt, ashtu si edhe vet Çili e ka shprehur, operacioni ka zgjatur rreth 4 orë e gjysmë dhe ajo e ka zvogëluar gjoksin në masën 3 (si ne ju informuam në mëngjes, lexo këtu ). I vetmi detaj që këngëtarja nuk po tregon është fakti që ndëryhrja nuk është kryer sot por para pak ditësh. Çiljeta tani është në fazë rikuperimi dhe fotoja e publikuar pak më parë e tregon shumë më në formë seç mund të jetë një njeri normal pas operacionit. Nuk mund të dukesh më e zbehtë para se te hysh në sallë dhe të dalësh sikur je gati për videoklip.

Gjithsesi, në mesazhin e saj këngëtarja ka dashur edhe t’i bëjë thirrje ndjekësve se ka ikur koha tashmë e gjoksit të madh, e silikonet duhen hequr, duke shfaqur njëkohësisht lumturinë për ndryshimin në trupin e saj, aq shumë të komentuar nga meshkujt.

Komento
Etiketimet
Shperndaje