Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çiljeta gatuan për Alban Hoxhën sepse siç është edhe shprehja, dashuria vjen nga stomaku!

Çiljeta gatuan për Alban Hoxhën sepse siç është edhe shprehja, dashuria vjen nga stomaku!
June 18
10:58 2018

Siç dhe mund ta keni ndjekur ditën e djeshme, në puntatën e rradhës në “Për drekë me mua” në “E Diela Shqiptare”, ka qenë dita e Çiljetës për të gatuar duke mikpritur në shtëpinë e saj për drekë, Gent Hafizin dhe Alban Xhihanin.

Teksa ka qenë duke përgatitur drekën, Çiljeta është “ngacmuar” nga Blerina Bombaj nëse ajo gatuan për dashurinë (duke mos përmendur emra) ndërkohë që Çiljeta duke qeshur ia ka kthyer: “Unë e di ku do të dalësh ti, po sigurisht që gatuajmë edhe për dashurinë” – ka thënë ajo duke qeshur.

“Dashuria vjen nga stomaku” – ka thënë Blerina ndërkohë që Çiljeta ia ka aprovuar.

Pra, rrini të qetë, Çiljeta dhe Alban Hoxha janë shumë mirë bashkë dhe s’ka vend për spekulime se dyshja janë ndarë. /Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje