Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çiljeta do ta ketë Albanin gjithmonë në zemër. Tatuazhi i fundit e konfirmon këtë…

Çiljeta do ta ketë Albanin gjithmonë në zemër. Tatuazhi i fundit e konfirmon këtë…
August 24
18:03 2017

Tatuazhet janë një trend mjaft i veçantë, por jo çdokush ka guximin ta bëjë një të tillë. Megjithatë, këtë s’mund ta themi për Çiljeta Xhilagën, e cila është e apasionuar pas tyre dhe ka disa në trupin e saj.

Por së fundmi këngëtarja ka bërë një tatuazh, të cilin ka dashur ta mbajë paksa sekret. Bëhet fjalë pikërisht për inicialin e partnerit të saj, Alban Hoxhës. Ajo ka vendosur që lidhjen e tyre ta kurorëzojë nëpërmjet një tatuazhi në gishtin e unazës.

Duke kontrolluar në Instagram-in e Çiljetës vëmë re se dikur ajo ka mbajtur një unazë, ndërsa sot ka bërë tatuazh një “A”, pikërisht në gishtin që supozohet se lidhet me zemrën.

  

Duket se këngëtares iu zbulua tatuazhi sekret në foton ku po tregonte thonjtë e saj. Shumë bukur thonjtë Çili, por sytë të shkojnë menjëherë  te tatuazhi simpatik…/Blitz.al/

Komento
Shperndaje