Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas largimit nga PD, ja çfarë thotë Çiljeta për Sali Berishën

Pas largimit nga PD, ja çfarë thotë Çiljeta për Sali Berishën
April 04
20:51 2016

Çiljeta Xhilaga, këngëtarja e njohur njihet jo vetëm për këngë hite, ekstravagancë dhe pamje, por edhe për rrugëtimin e saj politik. Ajo ka qenë pjesë e grupimeve të organizmave të Partisë Demokratike dhe dihet tashmë prej të gjithëve se Çiljeta e admiron ish-kryeministrin Sali Berisha, fakt që ajo vetë nuk ka nguruar ta përmendë sa herë ka qenë rasti.

Megjithatë, kohët e fundit kemi vënë re një shkëputje të Çiljetës nga aktivizimi në PD. Thashetheme thonë se ajo nuk ka mbetur e kënaqur me postet që i janë ofruar brenda partisë, ndërsa të tjerë thonë se me largimin e Berishës si kryetar i PD-së, Çiljeta nuk ka qenë më e interesuar për të qenë aktive brenda këtij grupimi politik, pasi nuk ka më motivimin e dikurshëm. Megjithatë, ka pasur fjalë edhe se mund të ketë pasur një pakënaqësi që ka prishur raportin midis këngëtares dhe ish-kryeministrit.

Mirëpo, këto aludime duket se bien poshtë sepse ka qenë vetë Çiljeta e cila ka publikuar një status në Facebook-un e saj personal, ku i shpreh Berishës simpatinë e saj maksimale. Ajo i është referuar momentit kur ai është përlotur gjatë intervistës me fëmijë që garonin në kompeticionin “Power Kids” tek “E diela shqiptare”, ku ish-kryeministri ishte i ftuar. Duket se Çiljetës i ka bërë përshtypje momenti emocional i Berishës, duke qenë se edhe publiku rrallë herë e ka parë këtë anë të tij.

“Ky njeri është jetë, nuk vijnë më dy të tillë në këtë tokë”,- ka shkruar këngëtarja, ndërkohë që ka përdorur një opsion të Facebook për të treguar se ndihet gjithashtu krenare.

Screenshot_1

 

Etiketimet
Shperndaje