Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cili aktor e ka inatosur kaq shumë Johnson Dwayne

Cili aktor e ka inatosur kaq shumë Johnson Dwayne
August 09
16:45 2016

Aktualisht po xhirohen skenat e fundit të filmit “Fast & Fourios 8” dhe Dwayne luan rolin e një agjenti të FBI-së. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Johnson ka kritikuar disa nga kolegët e tij. Ja se çfarë ka shkruar:
“Kjo është java e fundit e xhirimeve të Fast & Fourios 8. Nuk e ka privilegjin askush tjetër të ma nxehë gjakun në këtë mënyrë. Është një skuadër të mrekullueshme që punon shumë. Universal Studios Entertainment ka qenë një nga partnerët më të mirë. Koleget femra janë gjithnjë të mahnitshme dhe i dua shumë. Për sa u përket kolegëve meshkuj, kjo është një tjetër histori. Disa sillen si profesionistë të vërtetë, të tjerë jo. Janë disa që janë shumë “pula” për të bërë diçka. Kur ta shihni filmin në prill do shihni se nuk do shfaqem në disa skena. Kryesorja është të luaj në këtë film të madh personazhin e Hobbs, i cili përshtatet deri në ADN me karakterin tim. Java e fundit dhe do e mbyll fuqishëm”,- shkruan aktori.

E ndërsa e dimë se nuk janë femrat ato që e kanë inatosur mund të rreshtojmë një sërë emra aktorësh pjesëmarrës në këtë film. Vin Diesel, Jason Statham, Tyrese, Kurt Russell, Ludacris, lista është e gjatë, por kush ta ketë inatosur vallë Dwayne-in?/Blitz.al/

Komento
Shperndaje