Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cilët personazhe shqiptarë mbështetën Dua Lipën në Tiranë?

August 10
22:59 2016

Albana Osmani

Ditët e fundit, vëmendja e njerëzve ka qënë e gjitha e përqëndruar tek këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, e cila sot ka mbajtur koncertin e saj në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë. Dua është pritur me shumë entuziazëm nga fansat e saj dhe duhet thënë që në shesh kanë qenë të shumtë njerëzit që kanë dalë për të parë këngëtaren të performojë live.

Mes shumë njerëzve, kishte edhe shumë personazhe të famshëm që prisnin me padurim daljen e këngëtares në skenë. Moderatorë, gazetarë, këngëtarë, blogerë e shumë të tjerë, kanë shpërndarë në rrjetet sociale foto të biletave, si dhe momente nga koncerti i Dua-s, duke treguar entuziazmin e madh për të parë e dëgjuar live këngëtaren. Për të parë se  cilët janë personazhet që mbështetën Dua- në shesh, shfletoni galerinë./Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje