Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cilët ishin shqiptarët e njohur që parakaluan në “Oscars 2018” dhe si u veshën?

Cilët ishin shqiptarët e njohur që parakaluan në “Oscars 2018” dhe si u veshën?
March 05
11:23 2018

Ndonëse ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscars” është eventi më i rëndësishëm i kinematografisë në botë, sërish kjo nuk i kufizon personazhet e njohura në fusha të tjera të artit të bëhen pjesë e festës së madhe.

Zakonisht, përfaqësuesit e muzikës mblidhen në festën që bëhet pas përfundimit të ceremonisë, në “Vanity Fair Party” dhe aty nuk munguan edhe këngëtaret e njohura shqiptare të cilat po përpiqen të depërtojnë në skenën ndërkombëtare.

Përkatësisht, pjesë e festës së madhe të “Osacars” kanë qenë Bleona Qereti, Rita Ora dhe Bebe Rexha.

Bleona kishte zgjedhur një fustan të gjatë pas trupit ku ekspozon më së shumti pjesën e dekoltesë. Ngjyra anon nga argjeni në flori me nuancë rozë ndërkohë që kurimin e imazhit të saj ia ka besuar grimieres shqiptare Suela Cangut.

Bebe Rexha kishte zgjedhur një fustan të fryrë të kuq, duke ekspozuar edhe ajo pjesën më të madhe të dekoltesë ndërkohë që përsa i përket flokëve dhe makeup-it ka vendosur të stilohet thjeshtë.

Rita Ora ka zgjedhur një kombinim midis të kuqes së ndezur dhe nuancës portokalli ku tyli me të cilin është ndërtuar veshja është thuajse transparent duke ekpozuar në këtë mënyrë të gjitha hiret e saj. Flokët i ka ngritur lartë ndërkohë që makeup-in e ka preferuar minimalist.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje