Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cilën këngëtare shqiptare ka bërë follow në Instagram, Chris Brown?

Cilën këngëtare shqiptare ka bërë follow në Instagram, Chris Brown?
June 27
09:14 2016

Nuk e dimë si dhe nuk e dimë pse, por dimë që Chris Brown paska patur vërtet qëllime “serioze” kur ka vendosur të vizitojë Shqipërinë. Kjo, jo vetëm për faktin që ai do të japë një koncert në Durrës në muajin korrik, por ka bërë follow në Instagram edhe një këngëtare shqiptare.

Ajo është një emër I ri në muzikën shqiptare dhe njihet me emrin e artit “BabyGee”.

Kjo gjë është bërë e ditur nga vetë këngëtarja, e cila ka shpërndarë një foto në Instagram ku shkruan: “Ja fytyra ime kur shoh që Chris Brown më ndjek në Instagram”.

Me siguri, BabyGee ndihet shumë me fat, pasi atje ka mijëra vajza që mezi po presin një like nga Chris dhe jo më një “follow”.

Këngëtarja shqiptare pritet të lançojë nga dita në ditë edhe një këngë të re, të titulluar “I Win”, nën logon e 360M Records. Pra, duhet ta mbani mend këtë emër.

My face when I seen @chrisbrownofficial followed me 😊😘

A photo posted by BABYG (@itsbabygeee) on

Etiketimet
Shperndaje