Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çifti Swift-Hiddleston drejt një destinacioni tjetër

June 28
12:40 2016

...

Taylor Swift dhe Tom Hiddleston e kanë çuar lidhjen e tyre drejt një destinacioni tjetër, më romantik.

Brenda dy javësh çifti ka vizituar disa vende: ishullin Rhode, ku u zbulua lidhja e tyre, Nashville, Anglinë dhe së fundi Italinë. Por prisni, aktualisht Taylor nuk është në turne, por thjesht në një lidhje. Sipas “The Cut”, Swift dhe Hiddleston tashmë janë në Romë. Të hënën këngëtarja dhe i dashuri i saj aktor  kanë vizituar koloseun historik në kryeqytetin italian. Çifti është fotografuar teksa darkonte në një restorant dhe kamerës së aparatit nuk i ka shpëtuar dot buzëqeshja dhe lumturia e Taylor-it.

Kujtojmë se udhëtimi në qytetin romantik vjen pak ditë pasi Swift dhe Hiddleston janë prezantuar  me prindërit e njëri-tjetrit.

Komento
Shperndaje