Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çifti model i showbiz-it shqiptar – 15 vite bashkë dhe të dashuruar si ditën e parë

Çifti model i showbiz-it shqiptar – 15 vite bashkë dhe të dashuruar si ditën e parë
November 13
18:32 2016

Nuk janë të shumtë në numër çiftet në showbiz-in shqiptar që arrijnë të jenë bashkë edhe pas shumë vitesh. Kjo në fakt është e njohur kudo, sepse jeta publike është e vështirë dhe të qenit çift kërkon të kapërcesh shumë vështirësi.

Megjithatë, ekziston një çift në showbiz-in shqiptar që i thyen të gjitha rregullat dhe janë bashkë të dashuruar si në ditën e parë! Bëhet fjalë për çiftin simpatik Andi dhe Julka, të cilët janë edhe prindër të dy djemve, Ian dhe Greg. Mami Julka dhe babi Andi kanë vendosur të bëjnë një arratisje romantike në Barcelonë për të festuar 15-vjetorin e dashurisë së tyre.

Të dy kanë shpërndarë fotografi nga momentet që kanë ndarë së bashku në Barcelonë, duke u treguar të gjithë ndjekësve disa çaste nga udhëtimi i tyre. Këto fotografi janë shoqëruar edhe me dedikime dashurie. Ka qenë Julka ajo e cila ka shkruar se ky ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm dhe se ajo i dashuron momentet që ndan me Andin, ndërkohë që edhe ky i fundit ka shkruar një dedikim mjaft të bukur për Julkën: “Kemi kaluar bashkë 15 vite dhe shpresojmë t’i shtojmë edhe një 0 në fund”.

julka1

julka2

julka3

Andi dhe Julka duken mjaft bukur dhe ne veçse u urojmë të kenë të njëjtën dashuri gjithmonë! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje