Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çifti i famshëm heq dorë nga divorci. Tashmë të lumtur dhe bashkë!

March 09
12:40 2017

Ben Affleck dhe Jennifer Garner përfundimisht kanë hequr dorë nga divorci. Në vitin 2015 ata thyen zemrat e të gjithë fansave duke bërë publik lajmin se mes tyre gjithçka kishte marrë fund dhe procedurat e divorcit kishin nisur. Thashethemet thoshin se shkaku i ndarjes së tyre kishte qenë tradhtia e Affleck me dadon që kujdesej për fëmijët e tyre e me siguri si çdo grua Jennifer nuk e kishte pranuar dot këtë.

Megjithatë, edhe pse gjërat  nuk shkonin mirë, çifti gjithnjë shiheshin bashkë dhe të dy pranuan se fokusi i tyre kryesor në ato momente ishin fëmijët. Ditët e fundit një burim është shprehur se Jennifer dhe Ben kanë vendosur t’i japin edhe një mundësi marrëdhënies së tyre.

“Jenn ka hequr dorë nga divorci. Ajo me të vërtetë dëshiron t’i rregullojë gjërat me Affleck. Po mendojnë ta provojnë përsëri. Ata janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin”,- është shprehur burimi. Mesa duket, ka gjithnjë një mundësi rikthimi nëse në mes është ndjenja e fortë e dashurisë. Të dy aktorët dëshirojnë që fëmijët e tyre të rriten në prezencën e të dy prindërve. Çifti nga martesa ka tre fëmijë: Violet, Seraphina dhe Samuel./Blitz.al/

Komento
Shperndaje