Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çifti Armela-Damiano në krizë, ofendime të rënda edhe me Musën

Çifti Armela-Damiano në krizë, ofendime të rënda edhe me Musën
April 21
10:59 2017

Musa e riktheu pas Damianon, duke i përmendur situatën para se ata të futeshin në shtëpinë e çifteve, duke e ngacmuar atë se si ai dhe Armela ishin bërë çift.

Pas debatit, Armela i shpjegon Katerinës se si ajo dhe Damiano ishin bërë çift, duke i thënë se ajo ka dashur që në fillim të bëhej çift me Damianon.

Edhe Kei u interesua për të mësuar më shumë te Armela se si ajo dhe Damiano ishin bërë çift. Ndërkohë, Damiano thërret Sidritën për të sqaruar situatën që në javën e parë në shtëpinë e beqarëve. Ai thotë se Armela i kishte shprehur dëshirën që në fillim për të vazhduar me të.

Damiano duket i acaruar dhe thotë se është nivel i degraduar fare. “Nuk mund të më japësh leksione kur je zero. Kur unë në një diskutim të nxora një ofendim, më nxore tre. Doja t’i thosha që unë kam hyrë dy herë me meritë. Javën që vjen do porosis një kile presh. Kam për ta veshur me presh edhe kam për ta lënë si statujë aty”, – thotë Damiano për Musën.

Më pas Armela i hapet në bisedë Keit.

Vetë Kei ka vënë re se mes Damianos dhe Armelës gjërat nuk janë edhe aq mirë dhe e ngacmon këtë të fundit për të vënë re reagimin e saj.

“Kemi ardhur me zor, jo me personin që duam. Si ma ngecën mo këtë Damianon! O Zot i madh”,- shprehet Armela.

E ndërsa Kei e pyet nëse ia ngecën, ajo thotë po.

Shperndaje