Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çiftet shqiptare që na e rrëfyen dashurinë nëpërmjet këngës por ne si naivë nuk kuptuam gjë (ose bëmë sikur)

Çiftet shqiptare që na e rrëfyen dashurinë nëpërmjet këngës por ne si naivë nuk kuptuam gjë (ose bëmë sikur)
October 16
19:57 2017

Ka diçka që i favorizon artistët: me artin e tyre mund të thonë shumë e sërish nëse duan, mund t’i fshehin ndjenjat apo mendimet e tyre. Për shembull këngëtarët duke ja ‘hedhur fajin’ tekst-shkruesit apo kompozitorit të vërtetat të cilët rrëfejnë nëpërmjet këngës. Por disa gjëra, janë shumë të dukshme dhe mirë bëjnë.

Kohët e fundit kemi vënë re se disa personazheve më të njohur të showbizit në fakt kanë dashur të na e rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë në momentin kur bashkë kanë realizuar ndonjë këngë por ne kemi qenë shumë naivë për të besuar se kënga s’ka lidhje direkte me ta, ose në rastin më të mirë, kemi bërë sikur nuk kemi kuptuar.

Disa nga çiftet e showbizit shqiptar ama, kanë ditur të luajnë shumë mirë me faktin se janë përfolur fillimisht si një çift që sapo ka nisur të frekuentohet dhe më vonë, për hir të gjithë zhurmës, kanë realizuar një këngë që ka funksionuar edhe si ‘marketing’ shumë i pastër për median rozë dhe portalet në përgjithësi.


Ronela Hajati dhe Young Zerka u përfolën masivisht për një lidhje mes tyre. Edhe sot, pas shumë intervistave dhe ‘kapjeve mat’, dyshja ende nuk e ka pranuar që janë bashkë por kënga e tyre ‘Syni jemi’ flet më fakt më shumë se fjalët e tyre. Kënga që u kthye në hit verën e kaluar nuk fliste për gjë tjetër veçse për dy të dashuruar që njëri tjetrin e kishin njësoj të rëndësishëm si sytë e tyre.

Më pas, vetëm disa muaj më vonë nga kënga “Syn i jemi” do të jepte alarmin e parë për një dashuri të re edhe Klea Huta e cila u shfaq në “Kënga Magjike” për herë të parë si këngëtare me grupin Alar Band me këngën ‘Amla’. Kënga ishte realizuar nga Elgit Doda i cili me teksin e këngës sapo i kishte premtuar gjithë lumturinë e botës të dashurës së tij Kleas me anë të kësaj kënge. “Kam me të dasht si i marrë unë kam me të dasht, e amla ime unë kam me të dasht” – thuhet në tekst dhe në fakt për një kohë të gjatë, Klea mbante varsen ‘Amla’ në qafë çka hodhi dyshimet se jo vetëm këngë ishte shumë e rëndësishme për të por edhe historia pas saj. E kështu rezultoi ku të dy më në fund pranuan dashurinë e tyre publikisht nëpërmjet Instagramit.

Më e freskëta, është kënga e Eni Koçit dhe Genc Prelvukajt e cila u lançua vetëm 2 ditë më parë. “Vetëm ti” duket se është historia e tyre e dashurisë e pa rrëfyer asnjëherë nga ata, ama s’mund të mos kuptohet që kënga është për ta kur Genci thotë “vajza me flokë të bardha dhe sy të kaltra” (siç është Eni) ndërkohë që flasin në këngë për një dashuri që mposht çdo thashethem e çdo largësi të mundshme (kujtojmë se Eni vazhdon studimet e larta në Londër).

Ne jemi naivë dhe nuk i kuptojmë apo thjesht bëjmë sikur? Përgjigja mbetet relative, ajo që duhet të marrim parasysh është se bashkëpunimet e ardhshme midis artistëve të cilët duket se lidhen së tepërmi me atë këngë dhe teksti ju flet shumë, duhen parë më me imtësi, aty mund të zbulojmë ndonjë dashuri të re. /Blitz.al/

Shperndaje