Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çiftet që do ju bëjnë të harroni të martuarit! Ami-Ermal dhe Miriam- Alban shkëlqejnë përkrah njëri tjetrit

Çiftet që do ju bëjnë të harroni të martuarit! Ami-Ermal dhe Miriam- Alban shkëlqejnë përkrah njëri tjetrit
August 12
15:44 2018

 

U desh të kalonin disa orë nga dasma e Sarës dhe Ledionit që të ftuarit të publikonin foto nga ceremonia që u mbajt mbrëmjen e djeshme në Komo të Italisë. E teksa të shumtë janë kuriozët për të zbuluar detaje të reja nga dasma dhe se çfarë bëri çifti gjatë festës, vëmendjen tonë e morën këta dy çifte.

Amarda Toska bashkë me Ermal Mamaqin dhe Miriam Canin me Alban Skënderajn kanë qenë të ftuar mbrëmjen e djeshme në dasmën e çiftit Hoxha-Liço. Pak minuta më parë ata kanë publikuar foto brenda dhe jashtë ambjenteve të vilës ku dhe u mbajt ceremonia martesore.

Si Ermali me Amin si Albani me Miriamin kanë ditur të kombinohen shumë bukur me partnerët e tyre. Duket se kjo arratisje drejt Komos nuk ka qenë vetëm për Sarën dheLedionin por edhe për ta. Duhet ta pranojmë se duken shumë bukur . Ashtu sic edhe është shkruar në këndin ku bëheshin fotot, është : “Magjia e dashurisë”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje