Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Christina Aguilera “sjell” Whitney Houston-in në “The Voice US”

Christina Aguilera “sjell” Whitney Houston-in në “The Voice US”
May 20
16:22 2016

Një video e duetit të Christina Aguilera-s dhe Whitney Houston si hologram në “The Voice US” sapo është publikuar dhe po bën xhiron nëpër internet.

Raportohet se performanca është marrë nga shfaqja që supozohej të transmetohej të hënën, por është anuluar pasi përfaqësuesit e këngëtares ishin të pakënaqur me rezultatin e hologramit.

Sipas ET!, përfaqësuesit nuk e pranuan transmetimin e kësaj performance pasi teknologjia nuk ishte aq perfekte sa për të krijuar një kopje të vërtetë të Whitney-t.

Sidoqoftë, performanca “rrodhi” nga dosja e video-ve të “The Voice US” dhe u publikua në internet. Ajo që mund të themi është se performanca ishte mbresëlënëse.

Dueti nis me Christina-n, e cila këndon “I Have Nothing”, duke kaluar më pas te Whitney e duke e mbyllur me “I’m Every Woman”.

Videon mund ta shikoni më poshtë:

Komento