Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Christian Grey kush? Majk sapo na tregoi që “stilat” e tij janë më të mira

Christian Grey kush? Majk sapo na tregoi që “stilat” e tij janë më të mira
August 05
08:30 2017

 

Mjafton të çojmë në mendje emrin Christian Grey dhe menjëherë do të na shfaqen para syve të gjitha ato skenat erotike në filmin e famshëm të vitit 2014, “Fifty Shades of Grey”. Ky film dhe personazhi i saj kryesor, Christian, u kthyen në një fenomen e kjo për shkak të përmbajtjes “+18” që ky produkt përmbante.

E nëse menduat se Grey ishte i vetmi që dinte të përdorte të gjitha “stilet”, epo kemi një lajm të mirë për ju: Majk ka “stilat” e tij dhe duket se do të rivalizojë edhe Christian Grey. (Ok, shkruam larg me këtë.)

Reperi ka postuar këngën dhe videoklipin e tij më të ri të titulluar “Stilat”, ku sërish i këndon “katiles” që i bën lojëra dhe ia sjell në majë të hundës. Klipi është mjaft veror dhe shumë i ngjashëm me “Katile” sepse kemi pak mjedise ku zhvillohet klipi dhe një vajzë që aktron bashkë me reperin.

Më poshtë, ju ftojmë të shikoni klipin e ri të Majk. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje