Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Chrissy Teigen, një nënë si gjithë të tjerat

Chrissy Teigen, një nënë si gjithë të tjerat
September 12
11:03 2016

Paçka se Chrissy Teigen është bashkëshortja e një prej muzikantëve më të njohur të Hollywood-it, John Legend, ajo ka treguar se kur vjen puna te të qenit nënë, ajo është si gjithë të tjerat.

Këtë e ka treguar duke pranuar ndryshimet që i ndodhën trupit të saj gjatë shtatzënisë, duke ushqyer me gji fëmijën gjatë një seti fotografik, duke refuzuar të shfaqë fëmijën në publik apo në rrjetet sociale dhe duke shpërndarë disa video e foto shumë të lezetshme të bebes Luna në Instagram.

Ashtu si gjithë nënat e tjera, ajo është përballur edhe me probleme që vetëm nënat e reja përballen. Pra, po flasim për të qarat natën dhe zgjimin në mes të natës.

Dhe këtë e ka treguar në Twitter me anë të disa statuseve, ku thotë: “Luna, shko të flesh!”, si dhe në një tjetër ku poston disa  emoji të qarash. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje