Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Chrissy Teigen ka ngrënë placentën pas lindjes së dytë, për një arsye “të çuditshme”. I ofron gazetares ta provojë…

Chrissy Teigen ka ngrënë placentën pas lindjes së dytë, për një arsye “të çuditshme”. I ofron gazetares ta provojë…
September 14
12:43 2018

“Të hash placentën pas lindjes” – teksa e thua apo e mendon duket si diçka mjaft e tmerrshme, por  ky është një lloj riti që e ndjekin shumë gra e vajza, madje thuhet se nëse ti e bën këtë gjë do të jesh më e lumtur pas lindjes dhe do të kesh një lidhje të ngushtë me fëmijën.

Chrissy Teigen sapo ka rrëfyer që ka ndjekur këtë ritual pas lindjes së fëmijës së dytë dhe arsyeja ka qenë: të luftonte depresionin. Ajo ka treguar se është shumë e lumtur dhe së fëmija u ka ndryshuar jetën.

Në këtë intervistë, bashkëshortja e këngëtarit John Legend ka rrëfyer se ngrënia e placentës ka qenë arsyeja që ajo ndihet më mirë dhe e lumtur gjatë gjithë kohës. Por në anën tjetër gazetarja ka qenë paksa skeptike duke u shpreshur: “Seriozisht e ke? Kjo nuk është normale.”

Chrissy e ka pritur plot humor duke i thënë se në Los Angeles është diçka normale, madje atje e pjekin në skarë. E sikur të mos mjaftonte kjo Chrissy e ftoi gazetaren që të provonte pak nga placenta e saj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje