Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Chrissy Teigen flet për “skandalin” e Kim Kardashian në Paris: “Është një çmenduri!”

Chrissy Teigen flet për “skandalin” e Kim Kardashian në Paris: “Është një çmenduri!”
October 17
15:10 2016

Chrissy Teigen ka treguar se nuk mund ta imagjinojë se si do të ishte ndier nëse do të kishte përjetuar të njëjtën gjë si mikja e saj, Kim Kardashian, pas skandalit në Paris këtë muaj.

“Unë dhe Kim kemi qenë duke folur me mesazhe gjatë gjithë kohës. Ajo po ia del mjaft mirë edhe pas gjithë asaj që i ndodhi. Është një çmenduri në fakt se sa forcë paska pasur Kim brenda vetes. Të më kishte ndodhur mua do të më ishte kthyer bota përmbys. As nuk dua ta imagjinoj…”, – ka thënë modelja 30- vjeçare.

Ndërkohë për sa i përket jetës së saj, ajo ndihet mjaft mirë pasi vajza 6 muajshe që ka me John Legend sapo ka nisur hapat e parë. Ndërsa për rrjetet sociale ajo ka thënë se ka preferuar të jetë më private pas ndodhive që i kanë ndodhur familjes Kardashian. Teigen e ka bërë private llogarinë e saj në Twitter dhe për këtë është shprehur se ka qenë një vendim që i ka ndryshuar jetën.

“Është shumë mirë kur arrin të mbash një profil në rrjete sociale ku të mund të marrësh dashuri të pastër vetëm nga njerëzit që i njeh dhe e gjithë situata bëhet shumë familjare. Është një çlirim i jashtëzakonshëm”, – ka përfunduar modelja. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje