Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Chris Hemsworth dhe Tom Hiddleston surprizojnë fëmijët të veshur si personazhet e “Thor”

Chris Hemsworth dhe Tom Hiddleston surprizojnë fëmijët të veshur si personazhet e “Thor”
August 24
18:29 2016

Chris Hemsworth dhe Tom Hiddleston dy nga aktorët pjesëmarrës në filmin “Thor” kanë vizituar  spitalin e fëmijëve “Lady Cilento” në Australi. Ditën e martë të dy aktorët të veshur si personazhet respektive në film kanë vizituar fëmijët dhe kanë mbajtur fjalim inkurajues për fansat e tyre të vegjël.  Hemsworth dhe Hiddleston e kanë ndarë këtë eksperiencë me ndjekësit në Instagram. Fëmijët janë argëtuar dhe kanë qeshur pafund. Hemsworth është prekur nga kjo përvojë dhe ka premtuar të rikthehet sërish për një vizitë të dytë.

“Kushdo që do të mbajë këtë çekan në dorë, nëse do të jetë i denjë do të zotërojë fuqinë e “Thor”. Një takim i paharrueshëm. Ata janë heronjtë e vërtetë.”- shkruan Chris në Instagram.

“Këta janë heronjtë e vërtetë të botës. Një përshëndetje  për të gjithë fëmijët e guximshëm të cilët janë një frymëzim për të gjithë ne.”-shkruan Tom Hiddleston./Blitz.al/

Komento
Shperndaje