Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Chris Brown sërish në telashe. Arrestohet…

Chris Brown sërish në telashe. Arrestohet…
August 31
10:28 2016

Policia e Los Angeles-it ka arrestuar këngëtarin Chris Brown, pasi mori një telefonatë nga një grua e cila pretendon se është kërcënuar me pistoletë.

Arrestimi u krye pas një kërkimi në shtëpinë e tij.

Nga ana tjetër, këngëtari ka publikuar disa video në profilin e tij në Instagram ku insistonte për pafajësinë, duke kritikuar aksionin e policisë.

“Nëse dikush të drejton pistoletën, çfarë bën? Telefonon policinë…” – shkruan Brown.

Sipas një publikimi në Twitter të avokatit të tij Mark Geragos, tashmë këngëtari është liruar, është mirë dhe do të vërtetojnë se të gjitha akuzat janë të pavërteta.

Kujtojmë se këngëtari është dënuar edhe më parë për episode të ngjashme dhune, ndër të cilët më i bujshmi ai ndaj ish-të dashurës së tij, Rihanna. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje