Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Chris Brown nën hetim nga Shërbimet e Mbrojtjes së Fëmijëve: Unë e dua vajzën time, mos besoni gjithçka thuhet!

Chris Brown nën hetim nga Shërbimet e Mbrojtjes së Fëmijëve: Unë e dua vajzën time, mos besoni gjithçka thuhet!
September 23
16:19 2016

Chris Brown ka vendosur të reagojë rreth ngjarjeve të fundit në jetën e tij, nga të cilat thuhej se ai ka rrezikuar kujdestarinë e vajzës. Në një video në Instagram, e cila më vonë është fshirë, Brown ka treguar më shumë rreth pretendimeve se ai po hetohet nga Shërbimet e Mbrojtjes së Fëmijëve pasi u arrestua nga policia për sulm me armë zjarri. Ai ka arritur të lirohet pas pagesës së një garancie prej 250 mijë dollarësh.

“Unë kujdesem për vajzën time. Dikush ngre një akuzë dhe 90% prej jush e besojnë atë, është një budallallëk. Akuzat e këtyre tri javëve të fundit janë të gjitha të rreme. Jam shumë krenar si baba. E dua shumë vajzën time. Mjaft gënjyet dhe ngritët pretendime!”- është shprehur këngëtari.

Më herët këtë muaj, kur u përfol për këtë incident, është vënë në pikëpyetje kujdestaria e vajzës së këngëtarit. Baylee Curran e ka akuzuar Brown se ky i fundit e ka kërcënuar me armë gjatë kohës që ishin duke festuar në shtëpinë e tij. Sipas avokatit, pas kontrolleve nuk është gjetur asgjë komprometuese në shtëpinë e këngëtarit dhe Royalty, e bija, nuk ka qenë në shtëpi. Ai është shprehur se kjo është një lojë e Curran pasi në një mesazh ajo e ka kërcënuar duke shkruar se do t’i jepte një mësim./Blitz.al/

Shperndaje