Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Chloe Moretz vë nën shënjestër…Shawn Mendes!

Chloe Moretz vë nën shënjestër…Shawn Mendes!
October 16
16:18 2016

Aktorja e “Neighbours 2”, Chloe Grace Moretz, i është përveshur punës për të gjetur një të dashur të ri, pas ndarjes nga djali i David Beckham, Brooklyn.
Dhe e dini kush është në shënjestër? Shawn Mendes!
E gjitha ka nisur në Twitter, ku artisti 18-vjeçar ka shpërndarë disa nga fotot e shkrepura nga aparati i “Vogue”, në të cilat shfaqet aq seksi sa mund t’i prishë mendjen edhe Kim Kardashian…
Chloe u është përgjigjur këtyre fotove me një gif, si ky më poshtë:

@ShawnMendes pic.twitter.com/450L9rgPoo

— Chloë Grace Moretz (@ChloeGMoretz) October 12, 2016

Nga ana tjetër, Shawn ka komentuar thjesht dhe në mënyrë tepër të pafajshme: “Hahahahaha, ide brilante për të përdorur ‘gifs’”.
Nuk e dimë nëse Shawn e ka kuptuar “ç’ka dashur të thotë Chloe” me atë postim, por shpresojmë ta marrim vesh shumë shpejt. /Blitz.al/

Shawn Mendes

cugsd6zweaaliw cugshupw8aapcel

 

Komento
Shperndaje