Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Chloe Moretz dhe Zac Efron, skena seksi në “Neighbors 2”

Chloe Moretz dhe Zac Efron, skena seksi në “Neighbors 2”
May 21
17:59 2016

 

Chloe Moretz tregon për skenat e seksit me Zac Efron në filmin “Neighbors 2”.

Mund të themi se Chloe është një vajzë me fat.  Në një episod të “ The Talk” ajo pranoi se ka xhiruar një skenë seksi me aktorin Zac Efron në “Neighbors 2”. Shumëkush dëshiron të jetë në vendin e saj, sidomos pas kësaj deklarate.

“Ishte një skenë “anti-seksi”, sepse rrobat e mia kanë qëndruar në vendin e tyre gjatë gjithë kohës”,- i ka thënë Chloe moderatores së emisionit. “Ishte paksa bajate, por e egër”.

Personazhi i aktores 19-vjeçare në film, Shelby, nuk e harxhon kohën e saj në kërkim të dashurisë. I vetmi moment kur mund të kuptojmë se në mes futen ndjenjat dhe marrëdhëniet,  është kur Shelby e humbet virgjërinë në një festë. Djali nuk zbulohet fillimisht, por mund të jetë shumë mirë personazhi i Zac Efron.  Teddy, i luajtur nga Zac, gjithashtu nuk e ka prioritet ndjenjën në film, por sërish zgjedh ta mbajë më shumë hequr bluzën.

Kështu, nuk ju mbetet asgjë më shumë se të shihni filmin, për ju fansa të Chloe Moretz dhe Zac Efron.

Shperndaje