Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Chiara Ferragni ngatërron sërish shqiptarët, i përmend të birit Noizy-n

Chiara Ferragni ngatërron sërish shqiptarët, i përmend të birit Noizy-n
December 06
16:03 2018

Para disa javësh u bë virale një video e postuar nga Chiara Ferragni në profilin e saj në Instagram, në të cilën tingëllonte sikur ajo fliste disa fjalë shqip.

Në video-n në fjalë blogerja e njohur italiane shfaqej duke ushqyer djalin e saj, dhe në një moment dëgjohej teksa i drejtohej vogëlushit me fjalët:“Bravo, shumë mirë”.

Megjithatë duket se jo të gjithë e mendonin kështu, pasi disa prej ndjekësve shpreheshin se Chiara në të vërtetë kishte thënë “Piu o meno”.

Javët kaluan dhe historia duket se po përsëritet. Këtë herë është bashkëshorti i saj, Fedez i cili na ka bërë sërish konfuzë.

Reperi i njohur italian ka postuar disa video në “InstaStory” të djalit e tij Leon, duke luajtur para një laptop-i.

“Sapo kemi zbuluar se Cardi B është ndarë nga bashkëshorti. Tani jepi, shkruaj një artikull për Noyzi-n”- i thotë Fedez vogëlushit.

Prisni pak! Tha gjë “Noizy”?  D.m.th Fedez sapo i përmendi djalit të tij këngëtarin e njohur shqiptar?

Nisur nga fakti që fama e reper-it shqiptar i ka tejkaluar tashmë kufijtë, ky fakt nuk do përbëntë ndonjë çudi, megjithatë edhe në këtë rast presim të gjitha versionet e mundshme se si do të interpretohet fjala “noizy” nga ndjekësit në rrjete sociale.

Gjithësesi, një gjë është e sigurtë, blogerja e famshme i ngatërroi sërish shqiptarët!

 

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje