Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cheryl Cole shfaqet në një video emocionuese, duke inkurajuar fëmijët të kërkojnë ndihmë psikologjike

Cheryl Cole shfaqet në një video emocionuese, duke inkurajuar fëmijët të kërkojnë ndihmë psikologjike
November 02
14:06 2016

Këngëtarja e njohur Cheryl Cole  është fytyra e re e “Childline”, një organizatë e cila ofron shërbim këshillimi dhe kujdesi falas për fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 19 vjeç. “Childline” e prezantoi këngëtaren e njohur si një personazh i cili do të inkurajojë të rinjtë për të kërkuar ndihmë në rast nevoje. Këtë vit  kjo organizatë mbush 30 vite shërbimi dhe në kuadër të kësaj ka publikuar një video ku shfaqet këngëtarja teksa rrëfen historitë e disa të rinjve me zërin e tyre.

Një vajzë tregon se si që në moshën 13-vjeçare priste veten, një tjetër rrëfen se një djalë i ka bërë presion për të kryer marrëdhënie seksuale. Një tjetër histori tregon se si një djalë  është i frikësuar të përballet me të atin për faktin se pëlqen meshkujt.

Cheryl është shprehur se donte që përmes kësaj videoje të tregonte se “Childline” nuk është vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit gjithashtu. Ajo dëshiron që të inkurajojë sa më shumë të tjerët që të reagojnë dhe të kërkojnë ndihmë nëse vuajnë nga probleme psikologjike.

“Jeta mund të jetë e vështirë ndonjëherë, sidomos ndërkohë që ju jeni duke u rritur dhe secili meriton të ketë afër dikë me të cilin të flasë  dhe për ta ndihmuar. “Childline” është atje për ju”,- tha ajo.

Thuhet se këngëtarja është në pritje të një fëmije me të dashurin e saj 23-vjeçar, Liam Payne./Blitz.al/

Komento
Shperndaje