Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Chelsea Handler: Dikush të më përgjigjet, përse njerëzit duhet të bëjnë fëmijë?

Chelsea Handler: Dikush të më përgjigjet, përse njerëzit duhet të bëjnë fëmijë?
May 19
10:23 2016

Chelsea Handler tregon se nuk dëshiron të ketë fëmijë dhe i kujton shikuesit të mos ndikohen dhe mos ta gjykojnë këtë zgjedhje.

Jo të gjitha gratë duan të martohen dhe të kenë fëmijë. Njëra prej tyre është edhe aktorja Chelsea Handler, e cila ka folur në një nga seritë e Netflix rreth vendimit të saj për të  mos pasur fëmijë  dhe është treguar plotësisht e hapur dhe pa pendesa. Gjatë xhirimeve të episodit të 18 majit me Chelsea-n, aktorja i është drejtuar audiencës duke thënë: “Falë Zotit unë nuk kam fëmijë! Pse njerëzit duhet të bëjnë fëmijë? Dikush të më përgjigjet”. Ky  nuk është një reagim për të sensibilizuar të tjerët që të mos bëhen prindër. Do të ishte një gënjeshtër të thuhej se karriera e mban të zënë Handler, aq sa ajo të mos ketë kohë për t’ia dedikuar një fëmije.

“Po bëja një set fotografik me një  mashkull dhe më tha që kishte 5 shfaqje televizive në program për t’i ndjekur e më shtoi se kishte 5 fëmijë. E pyeta se si ia bën, si e përballon, por menjëherë u ftillova që nuk merret ai me fëmijët, por e shoqja”.

Është thënë shpesh dhe ripërsëritur se gratë me karriera të suksesshme janë vazhdimisht në pikëpyetje rreth faktit të të pasurit apo jo fëmijë. Disa prej tyre ankohen dhe pendohen që nuk  kalojnë kohën e mjaftueshme e të tjerë zgjedhin që të mos e ndërmarrin këtë hap. Por ka shumë të famshëm të suksesshëm që janë po aq premtues si në punë, edhe në rolin si prind. Chelsea nuk i do fëmijët kështu që, sipas saj, të tjerët duhet të ndalojnë dhe të mos e bëjnë të ndihet keq për zgjedhjen e saj.

Komento
Shperndaje