Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Charlize Theron kritikohet nga fansat për deklaratat e saj

April 06
13:45 2016

Nuk është e lehtë të jesh e bukur, apo jo?

Merrni shembull Charlize Theron, fituesja e “Oscar”-it, e cila tregon se të jesh një aktore e e bukur të ndihmon për t’u përzgjedhur për role nga producentët dhe regjizorët, sigurisht, por është dhe një pengesë për përfshirjen në role dramatike të rëndësishme.

“Rolet me adrenalinë të lartë u shkojnë njerzve të cilëve u përshtaten edhe fizikisht dhe ky është fakt”- ka thënë  Theron. “Por sa role ka që presin për të mrekullueshmen dhe modelen me këmbë të gjatë? Jo shumë, më besoni. Kur role të rëndësishme shfaqen, kam parë shumë njerëz që e largojnë shikimin nga unë.”

Ajo ka folur gjithashtu për plakjen dhe standartet me të cilat të dyja gjinive u duhet të përballen.

“Ne jetojmë në një shoqëri ku gratë rrudhen, ndërsa meshkujt shkëlqejnë. Për një kohë të gjatë gratë e kanë pranuar faktin dhe kemi pritur që shoqëria të ndryshojë dhe tani jemi duke marrë udhëheqjen. Do të gënjenim nëse do të pohonim se gratë janë më pak të shqetësuara me kalimin e viteve sesa meshkujt. Ndihet se ka një standart joreal rreth faktit se si një femër duhet të duket kur është  mbi 40 vjeç.” Megjithatë shumë komente kanë shpërthyer në Twitter dhe pjesa më e madhe ishin kundër deklaratës së aktores. Fansat kanë reguar kundër, duke thënë se këto që ka thënë Theron janë vetëm justifikime dhe se teoria e njerzve të bukur që ecin në karrierë vazhdon ende të jetë në fuqi.

Shperndaje