Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Charlize Theron dhe Tom Hardy janë përpjekur të “vrasin” njëri-tjetrin

Charlize Theron dhe Tom Hardy janë përpjekur të “vrasin” njëri-tjetrin
April 03
14:48 2016

Intervistat me informacione ekskluzive rreth filmave të mëparshëm të aktorëve të njohur  shpesh na tregojnë shumë gjëra interesante për xhirimet, mënyrën e aplikimit dhe krijimit të efekteve speciale, si dhe marrëdhënien e aktorëve me njëri-tjetrin.
Kjo gjë ka ndodhur edhe me Charlize Theron, e cila ka deklaruar se nuk ka shkuar mirë me aktorin kryesor të filmit “Mad Max: Fury Road”, Tom Hardy.

Këtë e ka deklaruar në intervistë duke thënë: “Ndoshta filmi ka dalë shumë mirë sepse ne të dy nuk e kemi dashur njëri-tjetrin pranë dhe personazhet që luajtëm nuk duhej ta donin njëri-tjetrin pranë”.

Kjo gjë është mbështetur edhe nga regjisori i filmit, duke thënë me të qeshur se ata u përpoqën “ta vrasin njëri-tjetrin”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje