Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Channing Tatum në një lidhje me këngëtaren e famshme? Zbuloni çiftin e ri të showbizit që me siguri do e pëlqeni…

Channing Tatum në një lidhje me këngëtaren e famshme? Zbuloni çiftin e ri të showbizit që me siguri do e pëlqeni…
October 11
12:56 2018

Një lajm i bujshëm për showbizzin: Aktori Channing Tatum e ka lënë pas marrëdhënien me Jenna Dewan dhe ka filluar një romancë me këngëtaren Jessie J.

Një burim pranë “People” ka treguar se marrëdhënia e tyre është ende e re. Në fakt, është zbuluar përpara disa ditësh nga një përdorues i Twitter.

“Kush e dinte se një punë në fushat e golfit do ishte kaq e çmendur. Sot m’u desh të shihja një nga ish-profesorët e mi të urryer të puthej me të fejuarën e tij, pastaj kolegu im preu dorën dhe i duhet të ikte në spital, e si përfundim Jessie J dhe Channing Tatum erdhën të luanin një lojë golfi”. – ka shkruar ai.

Ai tregoi se ata ishin shumë të këndshëm.

“I përqafova dhe bëra një foto, dhe më e bukura është se dëgjova Jessie-n duke kënduar “somebody to love”” – tregoi @maurerpower172.

Rikujtojmë se Channing u nda me Jenna-n në muajin prill, pasi rrugët e tyre nuk përputheshin më. Mesa duket aktori ka vendosur të vazhdojë përpara dhe ne na pëlqen kjo zgjedhje. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje