Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë po përgatit Soni Malaj?

October 02
11:51 2016

Këngëtarja Soni Malaj ka postuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto shkëputur nga një studio muzikore duke na lënë të kuptojmë se po punon për projektin e saj të ri.

Në dy prezantimet e fundit ajo nuk ishte vetëm. Dy videoklipe bashkëpunimesh e sollën Sonin në krah të Skivit dhe Genës. Nuk dihet nëse këtë herë do të jetë solo, por i sigurt është fakti që shumë shpejt do të kemi një këngë të re prej saj.

Rreth pesë muaj më parë, Soni Malaj dhe Gena erdhën te publiku me këngën “Ti, jeta”, me tekst të Rozana Radit, bashkëpunim që rezultoi i suksesshëm.

Para pak kohësh, këngëtarja u bë pjesë e një biznesi së bashku me të fejuarin e saj. /Blitz.al/

soni1

soni2

soni3

Etiketimet
Shperndaje