Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë po ndodh mes Rob Kardashian dhe Blac China?

July 26
10:18 2016

Pak ditë më parë, Rob komentonte i ngazëllyer të fejuarën e tij shtatzënë me fjalët: “Bebet e mia kaq të bukura”. Por diçka duhet të ketë ndodhur pasi ditën e hënë Rob Kardashian ka fshirë nga llogaria e tij e Instagram-it të gjitha fotot me modelen 28-vjeçare.  Çifti thuhet se ka debatuar gjatë natës së të dielës teksa ishin duke filmuar “Keeping up with the Kardashians”.

Sipas “Mirror”, Rob  thuhet të jetë ndarë nga e fejuara e tij pasi kishte zbuluar disa mesazhe të dyshimta në telefonin e saj. Ata e kanë fshirë njëri-tjetrit në llogaritë respektive, por këtë mëngjes China e ka ndjekur të fejuarin e saj në Instagram, ndoshta në një përpjekje për t’u pajtuar. Mbrëmjen e së hënës Blac postoi një foto në Snapchat teksa tregonte unazën e saj të diamantit, si për të treguar se gjithçka që aludohet mbetet në nivelin e thashethemeve. Ditën e mërkurë, “Us Weekly” njoftoi se Rob dhe Chyna do të bëhen me  një vajzë, sipas një burimi të afërt me çiftin. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk është prononcuar rreth këtij lajmi.

Shperndaje