Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë po ndodh me të? Johnny Deep, anulon të gjitha daljet publike në media

Çfarë po ndodh me të? Johnny Deep, anulon të gjitha daljet publike në media
June 18
18:38 2018

Aktori i njohur Johnny Deep ka anuluar të gjitha daljet dhe konferencat për media. Kurioziteti i madh që u ngjall pas fotove ku ai dukej shumë i dobësuar duket se kanë bërë menaxherët e aktorit të marrin këtë vendim drastik për të mos shtuar edhe më shumë thashethemet shkruan The Times Magazine duke u bazuar  nëdeklaratat e stafit të tij.

Këtë vendim ato që janë të aposionuar pas thashethemeve e kanë marrë si konfirmim se diçka nuk po shkon dhe ai nuk dëshiron të flasë. Por Deep sipas deklaratave të stafit  aktualisht po udhëton në Europë për një muaji me grupin e tij “The Hollywood Vampires” dhe gëzon shëndet të plotë dhe nuk ka asnjë problem. Kjo është përsëritur shpesh ditët e fundit për ti bërë të qartë atyre që ngrejnë panik, se çdo gjë po shkon mirë.

Por në fakt në lidhje me fotot ku Deep dukej i lodhur dhe jashtëzakonisht i dobësuar gati gati i transformuar në fytyrë u tha se ai po përgatitej për rolin e një të sëmuri me kancer dhe i duhet të hynte plotësisht në rol.

 

 

 

Komento
Shperndaje