Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë po ndodh me Rihanna-n?

June 25
13:58 2016

Koncerti në Londër

Momentalisht këngëtarja Rihanna është duke zhvilluar turneun e saj muzikor të quajtur “Anti World Tour”, por duket se ky nuk është një vit shumë i mbarë për koncertet e saj sepse një sërë incidentesh kanë tërhequr vazhdimisht vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale më tepër sesa performancat e saj muzikore.

Pak ditë më parë u shpërnda kudo lajmi se Rihanna nuk kishte mundur të mbushte plot vendin në të cilin mbajti koncert në Holandë, ku pjesëmarrja e njerëzve dukej e vakët, krejt ndryshe nga herët e tjera kur biletat janë mbaruar muaj përpara koncertit. (lexo këtu)

Ndërkohë që në koncertin e saj në Irlandë, të mbajtur të enjten, Rihanna ka habitur fansat kur ka shpërthyer në lot gjatë performancës së këngës “Love thë way you lie”, ku jo vetëm ka treguar vështirësi në këndimin e këngës, por edhe ka dalë nga skena për rreth 10 minuta, duke i lënë balerinët të mbajnë shfaqjen gjallë.

Ndërkohë që dje, disa prej fansave të saj kanë reaguar në rrjete sociale se koncerti i Rihannës në Londër nuk ka qenë në pritshmëritë e duhura për sa i përket pjesëmarrjes së njerëzve. Vendi ku Rihanna ka performuar jo vetëm që nuk ishte i mbushur nga publiku, por edhe vende të rëndësishme (njësoj si tribuna) kanë qenë thuajse bosh.

Megjithatë, pavarësisht këtyre, duket se një pjesë e mirë e publikut në të gjitha koncertet e saj kanë dalë të kënaqur sepse kanë postuar vazhdimisht fotografi dhe video nëpër rrjete sociale si Facebook dhe Instagram, duke përgëzuar këndimin “live” të Rihannës.

Komento
Shperndaje