Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë po ndodh me modelet tona? Oriola u bë “OTR”, Elena Lika pjesë e një emisioni politik

Çfarë po ndodh me modelet tona? Oriola u bë “OTR”, Elena Lika pjesë e një emisioni politik
September 22
22:07 2017

Elena Lika, vajza shumë simpatike që fillimisht u mësuam të shohim në Big Brother, ku ajo u përfol më së tepërmi edhe për lidhjen e saj të dashurisë me fotografin Endrit Mërtiri të cilin sot e ka shumë mik si dhe për shoqërinë e ngushtë me Aurela Hoxhën.

Megjithatë pas “Big Brother”, Elena u angazhua tërësisht si modele dhe Instagram-i saj është tipik një profil modelesh, ndër më të veçantat e më të mirat që kemi do të thoshim ne të Blitz.al. Por duket se ka ardhur momenti që Elena të hapë një tjetër kapitull në profesionin e saj.

Mbrëmjen e djeshme ajo është shfaqur në emisionin e njohur politik “Opinion” ku Blendi Fevziu e prezantoi si gazetaren më të re të programit të tij.

Elena kishte zhvilluar disa intervista me njerëz të ndryshëm dhe në fund ajo vetë i bëri edhe një pyetje kryebashkiakut Erion Veliaj. Në fakt pak e dinë por Elena ka mbaruar degën e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, detaj ky që siç duket modelja ka vendosur ta bëjë më të dukshëm tani.

Vetëm pak ditë më parë mediat shkruan se modelja Oriola Marashi ishte zyrtarisht “blerja” më e re e grupit “OTR” dhe atë tashmë do e shohim si këngëtare.

Për të dyja duhet të shkojë një bravo e madhe sepse nuk është e lehtë të punosh as me Blendi Fevziun e as me Noizy-n por pyetja jonë mbetet, modeling-un pse e latë? /Blitz.al/

Shperndaje