Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Çfarë po ndodh me çiftet e “Big Brother” pas daljes nga shtëpia?

Çfarë po ndodh me çiftet e “Big Brother” pas daljes nga shtëpia?
May 02
11:22 2017

Duket se ndonjëherë “Big Brother”-i i vërtetë ndodh jashtë shtëpisë, pikërisht atëherë kur aventura mbaron, sepse duke qenë se publiku afeksionohet me banorët brenda shtëpisë, ka dëshirën e madhe që t’i shohë ata e të marrë vesh më tepër për banorët edhe pasi ata dalin nga shtëpia dhe nuk ndiqen më nga kamerat. Sigurisht që rrjetet sociale na kanë ndihmuar shumë të ndjekim të preferuarit tanë dhe në një farë mënyrë ata janë kthyer në “Big Brother”-in tonë duke na lejuar të dimë gjithçka për personazhet e njohur.

Por le të kthehemi te çiftet që kanë dalë nga Big Brother, praktikisht për Gertën dhe Denisin që dolën të parët dhe për Ervinin dhe Sidritën. Kemi një përgjigje për çka janë duke bërë ata jashtë shtëpisë: As vetë nuk e dinë nëse janë apo jo bashkë (të paktën kjo reflektohet nga rrjetet sociale)

GERTA DHE DENISI

Kur Gerta poston fotografi me Denisin, ajo sillet shumë ëmbël. Madje, ajo e quan “baby boo”, njësoj siç ka vënë edhe përshkrimin e saj në Instagram, detaj ky që na shton edhe më tepër dyshimet se janë bashkë. Nga ana tjetër, Denisi nuk është shumë aktiv në rrjete sociale dhe nuk pëlqen të deklarohet nëse janë apo jo bashkë. Gerta shihet vazhdimisht nën shoqërinë e personave të tjerë të njohur, si Veselit apo aktorit Drilon Hoxha. Janë apo jo bashkë? Nuk e dimë as ne sepse me siguri as ata vetë nuk e dinë.

 

ERVINI DHE SIDRITA

Dolën shumë të dashuruar nga shtëpia e “Big Brother”, më pas përgjatë gjithë javës qëndruan mjaft distantë nga njëri-tjetri, duke thënë se u duhet kjo distancë për të kuptuar veten dhe ndjesitë që kanë. Më pas, që prej të shtunës së kaluar kur ishin ulur bashkë në kolltukun e të larguarve në puntatën “live” të “Big Brother”, ata kanë nisur duke postuar fotografi bashkë në rrjete sociale dhe duket sikur janë shumë të afërt me njëri- tjetrin.

Nëse nuk mund të themi me siguri nëse këto çifte vazhdojnë apo jo historitë e tyre jashtë, diçka mund ta themi me siguri: ata po luajnë më bukur jashtë se brenda shtëpisë dhe fundja kjo është një zotësi, sepse famën kërkuan që kur hynë brenda dhe famën po e marrin. /Blitz.al/

Share